Rreth Projektit

Ky projekt eshte financuar nga projekti Promovimi i Shoqerise Demokratike (DSP) - i financuar nga Zyra Zvicerane per Bashkepunim ne Kosove (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile (KCSF).

E drejta qytetare ne hapesire publike dhe banim social

Projekti “E drejta qytetare ne hapesire publike dhe banim social” implementohet nga Fondacioni Kosovar i Arkitektures (KAF) dhe eshte mbeshtetur nga projekti Promovimi i Shoqerise Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane per Bashkepunim ne Kosove (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile (KCSF). Qellimi i pergjithshem i projektit eshte krijimi i kushteve te drejta ne banim social, te perballueshem dhe pershtatshem per çdo qytetar te vendit pa dallim kulturor, social e ekonomik. Permes tij synohet rritja e nivelit te kenaqshmerise se qytetareve me sherbimet komunale, pjesemarrja e tyre dhe OJQ-ve ne diskutimet/konsultimet publike lokale dhe ndikimi i tyre ne politikberje. Ky projekt targeton grupet e margjinalizuara kulturore e socio-ekonomike, vendimmarresit lokal, si dhe publikun e gjere te komunave te Prishtines, Gjakoves, Gjilanit, Ferizajt dhe Fushe Kosoves. Projekti ka filluar te implementohet me 1 shtator 2015 dhe pritet te perfundohet me 28 shkurt 2017.

Qellimet kryesore te projektit jane:

Perfshirja dhe aktivizimi i shoqerise se gjere dhe organizatave te shoqerise civile ne jeten politike dhe publike, duke synuar qeverisjen e mire lokale, rritjen e cilesise se sherbimeve, barazine gjinore, si dhe integrimin e komuniteteve etnike joshumice dhe grupeve tjera te margjinalizuara ne fushat qe perkojne me hapesiren publike (sheshet, bulevardet, trotuaret etj.) dhe banimin social.

Perpilimi i udhezuesve per banim social per 5 komunat e perzgjedhura. Udhezuesit do te perpilohen duke u bazuar ne legjislaturen dhe dokumentet zyrtare ne fuqi, ne gjendjen ekzistuese ne terren, nevojat e grupeve te interesit, shembujt e suksesshem ne bote dhe ne konsultim me eksperte vendore e nderkombetare te fushes. Permes tyre synohet krijimi i strategjive dhe kushteve te pershtatshme per jete te shendetshme te banoreve.

Krijimi i grupeve keshilluese gjitheperfshirese ne vendimmarrje per banim social. Qellimi i formimit te ketyre grupeve, ku do te perfshihen edhe grate, personat me aftesi te kufizuara dhe anetaret e komuniteteve etnike joshumice, eshte mundesimi i shperndarjes se banesave sociale brenda komunes ne menyren sa me gjitheperfshirese duke prioritizuar perfituesit me nevojtare.
Ndertimi i mekanizmave llogaridhenese ndaj qytetareve. Krijimi i platformes komunikuese/paralajmeruese per telefona te mençur per raporimin e demtimit apo keqperdorimit te hapesirave publike dhe banimit social. Raportimi do te behet permes dergimit te fotografive dhe pershkrimit te lokacionit e demtimit/keqperdorimit ne aplikacion. Keto ankesa do t’i barten inspektoriatit te komunes qe pritet te intervenojne me masat e nevojshme. Keshtu do te rritet komunikimi dhe transparenca mes komunes dhe qytetareve.
Ngritja e vetedijes publike rreth te drejtes univerzale per hapesira publike, banim social dhe te perballueshem. Ne kuader te projektit do te organizohen debate dhe diskutime publike ndermjet vendimmarresve lokale, OJQ-ve dhe publikut te gjere, prezantime per nxenes te shkollave te mesme dhe punetori per studente lokale dhe grupet e interesit, si dhe do te publikohen fletushka informuese per te drejtat dhe pergjegjesite qytetare ne hapesirat publike si dhe per format dhe kushtet e aplikmit per banesa sociale dhe te perballueshme.

Prishtina