Takimet e grupit proaktiv në Gjakovë

Më 16 shkurt, koordinatorja e projektit për Komunën e Gjakovës Jeta Bejtullahu mbajti takimin e parë me grupin proaktiv për këtë komunë. Pjesë e takimit ishin 9 pjesëmarrës: Klementina Duraku, Diana Nokaj, Harea Tarani, Redon Bejtullahu, Edona Sina, Djellza Nushi, Dhurata Hoti, Arlinda Spahija dhe Lumi Axhanela. Këta qytetarë aktivë, me prapavija të ndryshme profesionale, kanë vazhduar takimet edhe më tej. Me lansimin e aplikacionit “Raporto – Banimi dhe Hapësira Publike”, ata janë aktivizuar në raportimin e keqpërdorimeve në hapësira publike në qytetin e Gjakovës.
 

Takimet e grupit proaktiv në Gjakovë