Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi mes Komunës së Prishtinës dhe KAF-it

 Në fund të muajt shkurt është nënshkruar edhe Memorandumi i Mirëkuptimit mes Fondacionit Kosovar të Arkitekturës (KAF) dhe Komunës së Prishtinës për projektin “E drejta qytetarë në hapësirë publike dhe banim social”. Palët e përfshira në këtë marrëveshje nga ana e Komunës janë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Z. Arben Vitia dhe ai i Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Z. Liburn Aliu. Për krijimin e bashkëpunimit kanë lobuar menaxheri i projektit Bekim Ramku dhe koordinatorja e projektit Fjollë Caka. Ndër objektivat e parapara me këtë bashkëpunim janë aftësimi i grupeve të interest në përdorimin e mjeteve dhe metodologjive bashkëkohore për aktivizëm dhe ndikim në proceset vendimmarrëse, hartimi i udhëzuesve lokal për banim social dhe të përballueshëm për qytetarët, krijimi i grupeve këshilluese në vendimmarrje për banim social, ngritja e vetëdijes publike rreth të drejtës universale për hapësira publike, banim social dhe të përballueshëm etj. Me nënshkrimin e këtij memorandumi, KAF-i ka zyrtarisht ka krijuar bashkëpunim zyrtar me të gjitha 5 komunat e parapara në projekt, të cilat janë Komuna e Ferizajt, Fushë Kosovës, Gjakovës, Gjilanit dhe Prishtinës.

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi mes Komunës së Prishtinës dhe KAF-it