OUR dhe grupi proaktiv në Ferizaj

 Studentët e arkitekturës që janë angazhuar vullnetarisht në Zyrën për Rigjenerim Urban (OUR) në Ferizaj, të udhëhequr nga koordinatori lokal për Ferizaj Zekirja Jakupi, janë duke punuar intensivisht në matjen dhe dokumentimin e rrugëve të përzgjedhura për t’u trajtuar në qytetin e Ferizajt. Ndër to është përfshirë edhe rruga “Dëshmorët e Kombit” si dhe disa rrugë të tjera përreth bulevardit qendror. Pjesë e OUR-Ferizaj e njëkohësisht edhe e grupit proaktiv për këtë Komunë janë Gentiana Demaj, Besart Mehmeti, Shpresë Kamberi, Premtim Asllani, Qëndrim Begisholli, Bitina Tahiri, Hatixhe Hoxha, Driton Begisholli, Shpejtim Mustafa, Arbnor Jakupi, Ilir Kamberi, Armend Begisholli, Adonis Rexhepi dhe Leart Miftari. 

OUR dhe grupi proaktiv në Ferizaj