Themelohet Zyrja për Rigjenerim Urban (OUR) në Fushë Kosovë

 Me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Fondacionit Kosovar të  Arkitekturës (KAF) dhe Komunës së Fushë Kosovës, u themelua Zyrja për Rigjenerim Urban  (OUR) në Fushë Kosovë. Kjo zyre është e treta me radhë në Kosovë, pas asaj në Prishtinë dhe  Ferizaj. Akutalisht në këtë zyre janë të angazhuar 6 studentë të arkitekturës, të cilët janë Vlorjan  Paqarizi, Arlinda Gashi, Valdron Veseli, Shqipdon Arifi, Vjosa Cakolli dhe Lindrit Zogaj. Studentët  vullnetarë, të udhëhequr nga arkitektët e KAF-it, do të analizojnë hapësirat përreth  institucioneve edukative, qasjen në ndërtesa publike, si dhe disa nga rrugët e qytetit të Fushë  Kosovës. OUR – Fushë Kosovë është duke bashkëpunuar edhe me grupin ‘the Changemakers’,  të organizatës ‘The Ideas Partnership’ në Fushë Kosovë, bashkë me të cilin do të identifikohen  problemet e komunitetit ashkali në hapësirat publike në Lagjet 28 dhe 29.

Themelohet Zyrja për Rigjenerim Urban (OUR) në Fushë Kosovë