Prezantimi i aplikacionit raportues tek nxënësit e shkollave të mesme në Ferizaj

 Ekipi i projektit “E drejta qytetare në hapësirë publike dhe banim social” prezantoi aplikacionin për telefona të mençur “Raporto – Banimi dhe Hapësira Publike” tek nxënësit e tri shkollave të mesme në Ferizaj. Shkollat e përfshira ishin gjimnazi “Kuvendi i Arbërit”, shkolla e mesme profesionale “Qendra e Kompetencave” dhe shkolla e mesme e mjekësisë “Elena Gjika”. Nxënësit u informuan për qëllimin e aplikacionit dhe u njoftuan me mënyrën e përdorimit të tij. Tashmë edhe ata mund të raportojnë keqpërdorimin e hapësirës publike dhe banimit social në komunën e tyre. 

Projekti “E drejta qytetare në hapësirë publike dhe banim social” implementohet nga Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF) dhe është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Prezantimi i aplikacionit raportues tek nxënësit e shkollave të mesme në Ferizaj