Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes KAF dhe TIP

 Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF) ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me organizatën The Ideas Partnership (TIP) për projektin “E drejta qytetare në hapësirë publike dhe banim social”. Përmes këtij bashkëpunimi synohet implementimi dhe plotësimi i aktiviteteve të projektit në Komunën e Prishtinës dhe të Fushë Kosovës. Ndër to janë: ngritja e vetëdijes publike rreth të drejtës universale për hapësira publike dhe banim social e të përballueshëm, përfshirja e grave dhe komuniteteve pakicë në jetën publike dhe politike, raportimi i keqpërdorimi të hapësirave publike dhe banimit social, si dhe angazhimi i fëmijëve të qendrës së TIP në Fushë Kosovë në aktivitetet e KAF-it.

Projekti “E drejta qytetare në hapësirë publike dhe banim social” implementohet nga Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF) dhe është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

 

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes KAF dhe TIP