Vazhdon analizimi i rrugëve të Lagjes 28 në Fushë Kosovë

 Studentët e Zyrës për Rigjenerim Urban vizituan Lagjen 28 në Fushë Kosovë dhe vazhduan me identifikimin e problemeve që banorët hasin në rrugët e kësaj lagjeje. Disa nga këto probleme janë rrugët e pashturara, mos definimi i saktë i hapësirës rrugore, mungesa e ndriçimit të mjaftueshëm në lagje, mungesa e shportave të mbeturinave etj. Në disa rrugë vërehen telat e rrymës të lëshuara shumë poshtë nga shtyllat elektrike me ç'rast paraqesin rrezik për banorët. Në pjesën veriore të lagjes, banorët ankohen edhe për mungesë të ujit të pijshëm. Bazuar në gjendjen faktike nga terreni, diskutimet me banorët në lagje dhe informatat e dhëna nga z. Jashar Gashi, menaxher i qendrës The Ideas Partnership në Fushë Kosovë, do të bëhet edhe propozimi për ritrajtimin dhe ridizajnimin e rrugëve në këtë lagje.

Projekti “E drejta qytetare në hapësirë publike dhe banim social” implementohet nga Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF) dhe është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

 

Vazhdon analizimi i rrugëve të Lagjes 28 në Fushë Kosovë