Komuna e Ferizajt i përgjigjet raportimeve të qytetarëve

 Pas raportimit të qytetarëve për demolimin e kontenierëve afër spitalit të Ferizajt përmes aplikacionit për telefona të mençur “Raporto – Banimi dhe Hapësira Publike”, inspektorët e mjedisit në Komunën e Ferizajt kanë marrë masa për rregullimin e problemit. Përmes këtij aplikacioni, KAF-i synon lehtësimin e identifikimit të keqpërdorimeve në hapësira publike në pesë komuna të Kosovës (Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Fushë Kosovë dhe Gjilan), aktivizimin dhe përfshirjen e qytetarëve në institucionet lokale, si dhe rritjen e transparencës së komunave përmes përgjigjeve apo intervenimeve në rastet e paraqitura.

Projekti “E drejta qytetare në hapësirë publike dhe banim social” implementohet nga Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF) dhe është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

 

Komuna e Ferizajt i përgjigjet raportimeve të qytetarëve