KOMUNA E FUSHË KOSOVËS BASHKËPUNON ME STACIONIN E POLICISË NË FUSHË KOSOVË PËR LIRIMIN E TROTUAREVE NË RRUGËN DARDANIA

 Pas raportimeve për pengimin e qarkullimit të lirë të këmbësorëve në rrugën Dardania në Fushë Kosovë, Drejtoria për Inspektorat në bashkëpunim me Stacionin e Policisë së Fushë Kosovës ka ndërmarrë aksion për lirimin e trotuareve dhe të hapësirave publike nga veturat dhe tarracat e lokaleve. Ata janë shprehur se kanë dhënë vërejtje, kanë shqiptuar dënime, si dhe kanë larguar apo konfiskuar veturat e parkuara pa vend në trotuare. Ekipi i KAF-it ka bërë vizitë në terren dhe ka vërejtur se trotuaret ishin ende të bllokuara nga veturat. Bazuar në bisedat që KAF-i ka zhvilluar me qytetarët e lagjes, Komuna e Fushë Kosovës ka ndërmarrë masat e lartpërmendura vetëm në njërën pjesë të rrugës Dardania dhe jo në tërë gjatësinë e saj.

Raportimet janë bërë përmes aplikacionit për telefona të mençur “Raporto – Banimi dhe Hapësira Publike”, i cili është lansuar në kuadër të projektit “E drejta qytetare në hapësirë publike dhe banim social”. Ky projekt implementohet nga Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF) dhe është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

 

KOMUNA E FUSHË KOSOVËS BASHKËPUNON ME STACIONIN E POLICISË NË FUSHË KOSOVË PËR LIRIMIN E TROTUAREVE NË RRUGËN DARDANIA