TAKIMI ME PËRFAQËSUESIT E KOMUNITETIT RAE NË GJAKOVË

 Arlinda Spahija dhe Fjolla Caka, anëtare te grupit proaktiv në Gjakovë, janë takuar me përfaqësues të komunitetit RAE në Qendrën e Komunitetit në Lagjen Brekoc, me ç’rast u kanë prezantuar projektin, qëllimet dhe aktivitetet e tij në fushën e banimit social dhe hapësirave publike. Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e komunitetit, ndër ta Hysen Dervishi, Asllan Rama, Trim Bajra, Bashkim Berisha dhe Almir Morina, kanë shpalosur përvojat, vështirësitë dhe problemet e vazhdueshme që ata hasin në lagjet e tyre në mungesë të kushteve bazike të jetesës. Së bashku me vullnetaret e KAF-it në Gjakovë ata kanë raportuar keqpërdorimet në hapësira publike në lagje, grumbullimin e mbeturinave në afërsi të shtëpive të banimit, ndotjen e ambientit, problemet në Qendrën e Komunitetit etj. Në fund ata kanë theksuar se Komuna e Gjakovës u ka premtuar që do t’i zhvendosë në një lokacion tjetër me kushte më të mira të jetesës, për të cilën gjë ende janë në pritje.

Projekti “E drejta qytetare në hapësirë publike dhe banim social” implementohet nga Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF) dhe është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

 

TAKIMI ME PËRFAQËSUESIT E KOMUNITETIT RAE NË GJAKOVË