PREZANTIMI I APLIKACIONIT

Aplikacioni për telefona të mençur "Raporto - Banimi dhe Hapësira Publike" iu prezantua nxënësve të klasës së 11-të në Kolegjin Mehmet Akif nga kordinatorja e projektit Fjollë Caka. Tashmë edhe nxënësit e ksaj shkolle që vijnë nga Prishtina, Fushë Kosova, Ferizaj, Gjakova dhe Gjilani mund të raportojnë keqpërdorimet në hapësira publike dhe banim social në komunat e tyre.

Projekti “E drejta qytetare në hapësirë publike dhe banim social” implementohet nga Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF) dhe është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

 

PREZANTIMI I APLIKACIONIT