Aksioni i Personave me Aftësi të Kufizuara

 Vullnetarët e Grupit Proaktiv të KAF-it kanë asistuar në evidentimin e problemeve që komuniteti i personave me aftësi të kufizuara has në jetën përditshme. Ndër to ata kanë paraqitur pengesat në qarkullimin e lirë nëpër rrugë e trotuare, gjatë qasjes në ndërtesat publike si dhe gjatë qasjes në lokale, dyçane e kafene të qytetit.

Si nevojë për tejkalimin e kësaj situate, personat me aftësi të kufizuara e kanë ndërmarrë një aksion simbolik në mënyrë që t'i lehtsohet dhe mundësohet qarkullimi edhe për këta persona nëpër këto hapësira.

Aplikacioni për telefona të mençur “Raporto – Banimi dhe Hapësira Publike” është lansuar në kuadër të projektit “E drejta qytetare në hapësirë publike dhe banim social”, i cili implementohet nga Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF) dhe është financuar nga projekti Democratic Society Promotion - DSP – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Kosovar Civil Society Foundation - KCSF

 

Aksioni i Personave me Aftësi të Kufizuara

 

 

Aksioni i Personave me Aftësi të Kufizuara