Puntoria e Architecture for Refugees

Në puntorinë “CAMPing + INCLUSIVity” përgjat Javës së Arkitekturës në Prishtinë do të punohet në dy lagje të Fushë Kosovës (28+29). Do të kombinohën dy strategjija për ti identifikuar potencialet e lagjeve për zhvillimin e ardhshëm të tyre. Strategjija e parë bazohet mbi të gjeturat e arkitkturës dhe dizajnit urban në vendbanime informale të refugjatëve. Kurse strategjia e dytë bazohet në paviljonin Gjerman në Bienalën e sivjetme të Vendikut "Making Heimat. Germany, Arrival Country" e cila për temë ka 8 teza bazë për integrim në hapësira urbane. Që nga momenti i parë do punohet me komunitetin lokal, do organizohen takime, diskutime dhe bashkëpunime të gjitha këto me qellim për ti identifikuar problematikat e lagjës dhe prezentuar zgjidhjet e mundshme. Bashkëpunimi do jetë elementi kyq përgjat puntorisë. Ne duhet ta identifikojmë gjuhën e përbashkët me komunitetin lokal dhe ti specifikojmë strategjitë së bashku. Pa bashkëpunim të suksesshëm nuk do ket ardhmëri të qëndrueshme!

“Living with people who different - racially, ethnically, religiously or economically - is one of the most urgent challenges facing civil society today. Together argues that cooperation needs more than good will: it is a craft that requires skill. In modern society traditional bonds are waning, and we must develop new forms of secular, civic ritual that make us more skillful in living with others.” Richard Sennett - Together - book’s back cover

Hapat e puntorisë 
1. Pjesëtarët e puntorisë do vizitojnë lagjet për tu takuar me komunitetin dhe në bashkëpunim me ta analizoj gjendjën momentale. 
2. Brainstorming sesioni, së bashku me komunitetin lokal do prodhoj ide të reja dhe inovative si ti casëmi situatës së tanishme. 
3. Bashkë-dizajnimi, planifikimi strategjik, ka për qellim definimin e pikave kryesore që duhen realizuar. 
4. Bashkë-realizimi, intervenimi, ka për qellim ta filloj ndërtimin e procesit. Do ndërmirren intervenime të vogla të cilat si qellim kryesor kanë rritjën e kualitetit të jetës në lagjet respektive. 

 

Puntoria do udhëhiqet nga Bence Komlosi dhe për të marr pjesë në te është e nevojshme ta dërgoni cv'n me kontaktet tuaja në info@prishtinaarchitectureweek.com deri me datën 29 qershor duke cekur "puntoria 28-29" në email. 


Architecture for Refugees STRATEGY

https://issuu.com/architectureforrefugees/docs/workshop_1_refugees_architecture_so
“Making Heimat. Germany, Arrival Country” STRATEGY
http://www.makingheimat.de/en#publication

 

 

 Puntoria e Architecture for Refugees