Shpallje për Vullnetarë

 

Fondacioni Kosovar për Arkitekture
Shpallë konkurs për:
 
Pozitën:
Vullnetarët në projektin “E drejta qytetare në hapesirë publike dhe banim social”
 
Vendi:
Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan dhe Fushë Kosovë
 
Projekti “E drejta qytetare ne hapesire publike dhe banim social” ka per qëllim krijimin e kushteve të drejta në banim social, të perballueshëm dhe përshtatshëm për çdo qytetar të vendit pa dallim kulturor, social e ekonomik. Përmes tij synohet rritja e nivelit te kënaqshmërisë së qytetarëve me sherbimet komunale, pjesëmarrja e tyre dhe OJQ-ve në diskutimet/konsultimet publike lokale dhe ndikimi i tyre në politikbërje.

Vullnetarët do janë të angazhuar në terren dhe zyre, duke bërë identifikimin e gjendjës egzistuese në hapësirat publike të qytetit duke bërë, matje, analiza, anketime, vizatime, përpunime grafike si dhe përpilime të dokumentacioneve të tjera përcjellëse grafike dhe të shkruara.
 
Projekti “E drejta qytetare ne hapesire publike dhe banim social” implementohet nga Fondacioni Kosovar i Arkitektures (KAF) dhe eshte mbeshtetur nga projekti Promovimi i Shoqerise Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane per Bashkepunim ne Kosove (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile (KCSF).
Të interesuarit për aplikim duhet të dërgojnë CV-në (së bashku me kontaktet) në një fletë A4 (pdf format) në emailin media@prishtinaarchitectureweek.com me temë BHP_Komuna ne te cilin dëshironi te angazhoheni, deri më datën 31 tetor 2016.
 
 

Shpallje për Vullnetarë