Prezentimi i projektit dhe aplikacionit Shkolla e Mesme e Mjekesise “Hysni Zajmi” – Gjakove

Takimi është mbajtur në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë, ku është bërë prezentimi i projektit "E drejta qytetare në hapësirë publike dhe banim social ", qëllimi i projektit, aktivitetet, roli i grupeve proaktive, vullnetarëve si dhe raportimet përmes aplikacionit për telefonat e mençur. Gjithashtu është shpjeguar procesi i raportimit, të cilin e kemi demostruar nëpermjet aplikcionit në telefonat e mençur. Më tej është diskutuar për rendësinë e bashkëpunimit me qëllim të identifikimit të problemeve në qasjen dhe lëvizjen e lirë të komunitetit në hapësirat publike, në qytetin e Gjakovës.
 
Gjatë diskutimit nxënësit kanë shpalosur vëshirësitë dhe problemet e vazhdueshme që ata i hasin çdo ditë në lagjet e tyre, rrugët e qytetit, hapësirat e lojës, etj.
Gjithashtu interesimi dhe insistimi i të gjithë pjesëmarrësve është të dijnë se çka do të ndodhë nëse Komuna nuk do të intervenon në raportimet e dala nga këta vullnetarë? Ne u kemi shpjeguar që së pari KAF dhe Komuna e Gjakovës kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për implementimin e këtij projekti në Gjakovë dhe për çdo raport të dërguar ne kemi marrë përgjigje nga zyrtarët përgjegjës. Ekzistojnë edhe rastet kur Komuna ka bërë ndërhyrje në ato raste/situata ku është bërë raportimi nga ana e qytetarëve. (shembulli: këndi i lojërave ne parkun e qytetit; pengesat për ndaljen e qarkullimi të veturave në Qarshinë e Madhe).
 
Në këtë takim morrën pjesë 29 nxënës të klasëve të 12-ta, 9 nga të cilët shprehën interesim për plotësimin e formularit të vullnetarëve dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me grupin proaktiv të qytetit.

Projekti “E drejta qytetare ne hapesire publike dhe banim social” implementohet nga Fondacioni Kosovar i Arkitektures (KAF) dhe eshte mbeshtetur nga projekti Promovimi i Shoqerise Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane per Bashkepunim ne Kosove (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile (KCSF). 

Prezentimi  i projektit dhe aplikacionit Shkolla e Mesme e Mjekesise “Hysni Zajmi” – Gjakove