Punëtoria "Strategjia e Banimit në Kosovë''

U mbajt punetoria tri ditore e organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me temë: “Strategjia e Banimit në Kosovë”, ku morren pjese edhe kordinatoret lokal te projektit “E drejta qytetare ne hapesire publike dhe banim social”
Qëllimi i punëtorisë ishte zhvillimi i metodologjisë për hartimin e Strategjisë së Banimit në Kosovë duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-164 “Për financimin e programeve të veçanta të banimit“.

Ligjeratat e mbajtura nga Doris Andoni kane perfshi temat:
-Standartet themelore nderkombetare te banimit.
-Modelet e Banimit Social
-Modelet te banimit social dh analizat krahasuese me qellim te zgjedhjes se modeleve me te pershtatshme per Kosoven.
-Rastet ne Shqiperi dhe krahasimi I tyre me rastet ne Kosove dhe identifikimi I mangesive ne system.
 
Gjatë punëtorisë te mbajtur me datë 25, 26 dhe 27 Tetor 2016 grupet e interest këmbyen praktikat më të mira dhe përvojat e tyre, përfshirë edhe mënyrat e bashkëpunimit ndër-sektorial.
Kjo punëtori u përkrah nga OSCE Mission in Kosovo.

Punëtoria