Paknaqesit rreth pjerrinave te qytetit, projekt propozime nga grupi Our Ferizaj

U mbajt takimi I grupit OUR Ferizaj me zyretare te drejtorise per mirqenie sociale
Tri pika kryesore u shtjelluan ne takim:
1-Banimi social ne komunen e Ferizajt,
2-Pjerrinat e qytetit te propozuara ne Zyra per Rigjenerim Urban ne Ferizaj, 
3-Projekt propozimi - ideor, rreth kalimit neper (mbi) hekurudhe.
Prezentim i shkurter nga te pranishmit, si dhe tema te hapura te fokusuara ne banim social dhe hapesira publike.
U diskutua rreth pjerrinave (rampat per PAK), menyra e nderhyrjeve ne trotuar te disa nga rrugeve kryesore te qytetit, ku ne si grup kritikuam gjithe kete proces, shkaku qe nuk eshte duke u percjell puna prej profesionisteve, nuk eshte materializimi i duhur, nuk po percillet udhezimi administrativ, si dhe kan bere shemtimin e disa rrugeve, me punet jo kualitet te bera nga kompania fituese.
Teme tjeter diskutimi ishte edhe prezentimi i disa puneve te grupit te studenteve, ku shkembyem disa ide ne lidhje me kalimin me te leht mbi hekurudhe. Gjithashtu eshte prezentu nje statistik ne lidhje me pyetesoret qe jane bere nga ana studenteve.
Si perfundim mbet qe gjitha keto paknaqesi dhe propozime te adresohen ne bordin e drejtorve, dhe takime te tilla te kete me shpesh.
Projekti “E drejta qytetare në hapësirë publike dhe banim social” implementohet nga Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF) dhe është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Pjesëmarrësit në takim ishin:
Burim Karrameta - Drejtor i Drejtoris per mirqenie sociale dhe shendetesi
Dukagjin Bakija - Koordinat i Fondacionit Kosovar te Arkitektures
Zekirja Jakupi - Koordinator i projekteve Ferizaj, KAF
Shpresa Kamberi - Vullnetare, KAF
Feriz Ferizi - Komiteti i personave me aftesi te kufizuar - Asambleist

 

Feriz Mani - Komiteti i personave me aftesi te kufizuara.
 

 
 
 

 

Paknaqesit rreth pjerrinave te qytetit, projekt propozime nga grupi Our Ferizaj