Projektligji për Banim Social

Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësirore organizoi konsultim publik për Projektligjin për Banim Social. Në konsultimin i cili u mbajt me datën 11 dhjetor, nga ana e departamentit të banimit të Ministrisë u prezentuan gjithë nenet e ligjit dhe u fol rreth vështirësive të cilat kan përcjell këtë ligj dhe sfidat të cilat e presin në implementim. Në konsultën publike ishin prezent përfaqësues të ministrive tjera, OSBE-së e UN-Habitatit. Në takim u vrejtë mungesa e zyrtarëve të Komunave të Kosovës, njoftimi shumë i vonshëm rreth takimit mund të jetë njëri nga shkaktarët. Edhe pse një hap shumë i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të përgjithshme të banimit në vendin tonë, ekipi i projektit ngreu dyshimet e veta rreth mangësive të këtij ligji, në vecanti në integrimin social të përfituesve dhe mbrojtjës së intereseve të grupeve të margjinalizuara në vendimmarrje. Për më shumë rreth projektligjit vizitoni faqën tonë të internetit ose lexone ligjin në vegzën: http://mmph-rks.org/sq/Projekt-aktet-normative-per-konsultime-publike/PROJEKTLIGJI-PER-BANIM-SOCIAL-1293 

Projektligji për Banim Social