Intervistë me Merita Dalipi MMPH/Dep. i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit/Divizioni i Banimit

1.Cilat janë objektivat dhe përgjegjësitë e DB?

Divizioni i Banimit zhvillon politikat e banimit dhe zbatimin e politikave, strategjive, programeve dhe projekteve, si dhe realizimin e aktiviteteve tjera të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në krijimin e kushteve dhe mekanizmave që mundësojnë banim të përshtatshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët, në ruajtjen e rritjen e vlerës së fondit banesor dhe ne përdorimin dhe aplikimin e rregullave moderne teknike të ndërtimit.

Monitoron dhe analizon gjendjen e fushave në kuadër të përgjegjësive të veta, përgatitë dhe propozon strategji, programe dhe masa për përparimin e gjendjes në fushën e banimit dhe siguron realizimin e programeve dhe masave përkatëse, koordinon dhe përgatitë punët profesionale për hartimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative dhe monitoron aplikimin e tyre, kryen shërbime profesionale në fushën e banimit të përcaktuara me Ligjet, merr pjesë në realizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e banimit si dhe përshtatjen e kornizës ligjore me standardet e Bashkimit Evropian.

2.Cfarë politika të banimit janë zhvilluar brenda DB për sigurimin e banimit për kategoritë sociale?

Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-164 për financimin e programeve të veçanta të banimit, sigurimi i banimit është përgjegjësi e komunave. Komuna bën identifikimin e nevojave për banim për popullsinë nën juridiksionin territorial të tyre. Hartimin e programeve dhe projekteve tre vjeçare për banim bazuar në burimet financiare, sigurimin e tokës për ndërtim dhe infrastrukturën. Paraqitjen e kërkesave për financimin e investimeve të reja dhe subvencioneve në MMPH. Krijimin dhe administrimin e bazës së të dhënave për familjet që përfitojnë nga programet për banim. Sigurimin e ndërtimit, administrimin dhe mirëmbajtjen e banesave me qira përmes organit kompetent komunal. Raportimin vjetor në Ministri për ecurinë e programeve të banimit.

Bazuar në këtë Ligj sigurimi i banimit mund të bëhet përmes financimit të programeve të veçanta të banimit me qira ku përfshihen banesat e ndërtuara nga Komuna, Qeveria dhe donatorët të cilat ipen me qira, banesat ekzistuese në pronësi të personave fizikë apo juridikë, të cilat mund të ipen me qira për familjet që posedojnë bonus të banimit dhe banesat tjera në pronësi të komunës, që mund të adaptohen për banim.

Organet kompetente komunale, me vendim të Kuvendit Komunal, mund të lejojnë bonuse të banimit për shfrytëzimin e banesave me qira në treg kur kostoja e ndërtimit të banesave është më e lartë dhe kur mungojnë fonde për investime të reja. Bonusi i banimit aprovohet në Kuvendin Komunal, varësisht nga mundësitë buxhetore.

Përfituesit nga programet për banim caktohen me vendim të Kuvendit Komunal përkatës, ku bazuar ne ligj, përfshihen familjet që nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi individuale, kanë mbetur pa banesë-shtëpi si rezultat i dëmtimit të shtëpive gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe posedojnë sipërfaqe banimi nën normat e banimit, të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike. Administrimi i kërkesave për programet e banimit dhe caktimi i përparësive bëhen nga organi kompetent komunal.

Përfitimi nga programet e banimit bazohet në verifikimin e gjendjes ekonomike të familjes. Verifikimi i gjendjes ekonomike të familjes bëhet nga organi kompetent komunal.
Nga Ligji Nr. 03/L-164 për Financimin e Programeve të Veçanta të Banimit janë të hartuara dhe të aprovuara 6 Udhëzime Administrative që e plotësojnë në tërësi këtë Ligj. Këto U.A. janë:

-Udhëzimi Administrativ Nr. 18/2010 për Përmbajtjen e kontratës për banesat me qira joprofitabile;
-Udhëzimi Administrativ Nr. 19/2010 për Përmbajtjen e bonusit të banimit;
-Udhëzimi Administrativ Nr. 21/2010 për Kriteret e përcaktimit të radhës së përparësisë për kategoritë e familjeve që mund të përfitojnë nga programet;
-Udhëzimi Administrativ Nr. 22/2010 për Procedurat për përfitimin nga programet e veçanta të banimit;
-Udhëzimi Administrativ Nr. 23/2010 për Procedurat për shpalljen e programeve e veçanta të banimit;
-Udhëzimi Administrativ Nr. 24/2010 për Normat minimale të banimit për banesat e programeve të veçanta të veçanta të banimit; 

3.Cili është qëllimi i Programit për Banim Social? Cilat kategori sociale përfitojnë nga ky Program?

Programet trevjeçare te banimit kane per qellim indentifikimin e kerkesave per banim, sigurimin e zonave per ndertim te pajisur me infrastrukture, krijimin dhe administrimin e mirembatjes se banesave me qira, propozimet e projekteve per te ofruar mundesi te perkrahjes per familjet te cilet kane nevoje per banim. Perfshirja e familjeve te cilat hyn sipas ligjit jane familjet me te ardhura prej 150-300 euro si dhe familjet me asisitence sociale dhe pagesa e qirase duhet te sigurohet nga Komuna. Dhe familjet duhet te paguajne qira jo me shume se 30% te te ardhurave.

4.Sipas Programit për Qira Joprofitabile, shteti subvencionon deri në 50% të shumës së qirasë përfamiljet që nuk kanë mundësi financiare të përballojnë ofertat e tregut të lirë të banesave. Nësekëto familje nuk mund ta mbulojnë pjesën tjetër të shumës së qirasë, nga kush sigurohet ajo?

Me hartimin e programeve trevjecare te banimit parashihet edhe kostoja e financimit per familjet qe nuk mund ti perballojne pagesen e qirase. Mund te them se problematika e buxhetit eshte edhe në nivel komunal dhe qendror

5.Cfarë ndodhë atëherë kur nuk mund të sigurohet kjo pjesë e mbetur?

Kjo fome e pageses me bonus banimit zbatohet vetem atehere kur sigurohet buxheti dhe ne te cilen neshkruhet kontrata per te drejtat dhe detyrimet e tri paleve. Mirepo une mund te ju njoftoj se kjo menyre shume pak ka gjet zbatim ne Kosove. Problemi fillon edhe nga Komuna sepse heziton qe te ben shpalljen e interest per personat fizik dhe juridik qe deshirojne te leshojne keto banesa me qira qe behet permes marreveshjes tri paleve.

6.Cila është mënyra më e mirë e sigurimit të banimit të përshtatshëm dhe të qëndrueshëm përkategoritë sociale?

Plotikat e banimit per kategorite sociale eshte ofrimi i qirase joprofitabile ne ndetesat te cilat jane te ndertuar nga buxheti iKosoves ose donatoret. Ndertimi i objekteve banesore nga buxheti i Kosoves dhe donatoret ku keto objekte mbeten ne pronesi te komunes.

7.Cfarë është bërë për qytetin e Prishtinës/Gjilanit/Gjakovës/Ferizajt/Fushë Kosovës në kuadër tëkëtij Programi?

Gjate punes tone jane mbatur disa punetori regjionale duke I ftuar te gjitha Komunat per te jhartuar programin trevjecar te banimit, nga ky bashkepunim per Komuant qe ju po I cekni ka dal si rrezulltat se Komuna e Ferizajit e k ate miratuar ne Kuvendin Komunal programin kurse Gjakova dhe Fushe Kosova kane te hartuar draft/programin trevjecar te banimit kurse per fat te keq ne Komunen e Prishtines ende nuk kemi ndonje draft te programit te periudhes trevjecare lidhur me kete ceshtje. Dua te theksoj se per implementimin e ketij programi problem kyq po e kane edhe buxhetin.

8.Sa ndërtesa banesore/shtëpi sociale janë ndërtuar, si janë përzgjedhur banuesit e përshtatshëm,si mirëmbahen, a monitorohen..? A ka pasur keqpërdorime apo ankesa nga qytetarët?

Nese flasim per Ministrine tone jane te ndertuar 9 objekte te banimit social ne te cilen jane te ndertuar para se te miratohet Ligji per financimin e programeve te vecanta të banimit dhe pyetja juaj se si janë përzgjedhur keto banesa jane bere nga komisionet e komunes dhe perputhej me dokumnetin që kemi hartuar per ate kohe Udhezuesi per programet e banimit social ne te cilen kane qe te caktuar kriteret dhe menyre e selektimit.

Kurse objektet e banimit social në Kosovë janë të ndërtuara edhe nga Ministritë tjera te cilat kane te dedikuar vetem për kategorite te cilet kane pasur pergjegjesi për ti strehuar.

Nga pervoja e deri me tashme ne kemi konkluar që niveli qendror duhet të kordinohet dhe qe problemin e cështjet të banimit të ketë një Ministri dhe aty të shqyrtohet te gjitha kategorite në mënyre qe te kemi nje gjithperfshirje te te gjitha kategorive që kanë nevoje për banim.

9.A vlerësohen këto projekte të suksesshme në zgjidhjen e problemit të banimit dhe integrimit tëkategorive sociale?

Këto projekte janë të rëndesishme për banimin e familjeve të cilat kanë nevojë mirëpo në këto projekte duhet të kemi rëndesin e qëndrueshmerisësë projekteve të cilat kane nevojë për mirembatjen e tyre sipas ligjit në fuqi.

10.Sa janë të interesuara organizatat joqeveritare rreth problematikës së banimit social? Sa prejtyre ndihmojnë në sigurimin e fondeve për banimin me qira joprofitabile?

Organizat joqeveritare mund të them se kanë filluar të interesohen ne kohe te funsit dhe pjesëmarrja e tyre është shume e rendesishme gjate hartimit te politkberjes tone ne kete fushë. Për sigurimin e fondeve deri me tani nuk kemi ndonje informatë qëështë realizuar.

11.Sa janë bashkëpunuese komunat për trajtimin e këtyre problemeve?

Bashkëpunimi i nivelit lokal dhe qendror ekziston mirëpo problem është se në nivelin komunal nuk kemi një adresë të cilën merret vetëm për fushën e banimit që do të thotënuk ka zyrtar për banim

12.Cilat janë sfidat e implementimit të projekteve të tilla?

Sfidat më të mëdha janë gjatë selektimi

13.Sa është buxheti i MMPH për Programet e Veçanta të Banimit për këtë vit? Pikët.

Vitet e fundit buxheti i MMPH ka qenë i limituar për këto programedhe mundësia e ofrimit te perkrahjes institucionale ka qenë vetem përmes fondit të riintegrimit ku jane rindertuar dhe renovuar shtëpite të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet e jeteses te familjeve ose individëve te riatdhesuar. Kurse për kategoritë tjera nuk kemi pasur mundësi që ti perkrahim komant lidhur me këto projekte të cilat jaë te rendesishme per qytqetarët tone.

14.Sa familje kanë përfituar subvencionimin e qirasë dhe bonuset e banimit në komunat elartëpërmendura për këtë vit?

Komunat ende kanë hezitim për implementimin e këtij programi, ku për program duhet të kemi një përkrahje edhe nga organizata joprofitabile qe ti stimulojmë kOmunat qe te praktikojne kete program.

Forma tjetër qe po praktikohet eshte perseri per familjet ose individet te riatdhesuar me perkrahje te financimit të qirase deri ne 100% nga Ministria e puneve te brendshe perseri nga fondi I riatdhesuar mirepo me periudhe te caktuar prej 6 muaj deri 1 vit dhe pas këtij problem ju mbetet barre përseri e komunave.

15.A bashkëpunon apo konsultohet MMPH me institucione të ngjashme në rajon dhe më gjerë për të shkëmbyer njohuritë dhe përvojat rreth kësaj problematike?

Banimi social i ofrohet njerëzve në bazë të mekanizmave të ndryshëm ligjor varësisht prej shteteve.Shtetet e rajonit të cilat kanë kaluar nëpër të njëjtat ngjarje historike të zhvillimit po thuajse kanë të njëjtat mekanizma trajtimi të këtyre rasteve. Banimi social në shtete e rajonit si: Shqipëria, Sllovenia, Mali i Zi, Serbia, disa Kantone të Bosnjës është zgjidhur nëpërmjet ligjeve për banim social, disa nëpërmjet ligjeve më gjeneral siç është Sllovenia dhe Maqedonia nëpërmjet Ligjeve për banim, Kroacia nëpërmjet ligjit për përkujdesje sociale, ndërsa shtetet tjera me ligj të veçantë për banim social.

Shtetet e BE-së banimin social e kanë të rregulluar më mekanizma të ndryshëm varësisht prej nevojës për zhvillimin e tij.Disa shtete kanë politika qendrore si Britania e Madhe (Ligji për banim), Franca dhe Italia, ndërsa shtetet tjera si Austri, Gjermania, Suedia, Holanda banimin social e zhvillojnë nëpërmjet nivelit lokal dhe regjional të qeverisjes. Në shtetet e Evropës si dhe ne disa të rajonit zhvillimin e banimit social e ndihmojnë agjensionet joprofitabile ose me profit të limituar (si. psh. Vjena) si dhe bashkëpunimi i sektorit publiko privat.

Varësisht prej nevojave të shteteve banimi social është zhvilluar në mënyra të ndryshme duke trajtuar kategori të ndryshme (p.sh. në Slloveni është banimi me qira joprofitabil me kategoritë e synuara familjet e reja dhe të moshuarit, ndërsa Bosnja dhe Kroacia ka zhvilluar banimin social për kategoritë e dala nga lufta pa ndonjë ligj specifik për banim social).
-Nga projekti i binjakëzimit në mbështetje të MMPH-së, konsulencat e ekspertëve kanë dhënë rekomandimet që në Kosovë nëpërmjet strategjisë kombëtare 10 vjeçare të planifikohet involvimi i sektorit privat në ofrimin e banimit social meqë buxheti shtetëror është i limituar dhe fondi për banim mungon edhe atë duke ofruar mundësi në zhvillimin e projekteve me partneritet publiko-privat me qëllim të shtimit të banesave me qira të subvencionuar;
-koncensionimin e tokës nga komunat;
-krijimin e OJQ-ve ose strukturave të ngjashme me profit të limituar që do të merreshin me zhvillim dhe menaxhimin e banesave me qira të subvencionuar nga shteti.

16.Cili është modeli më i mirë i banimit social dhe përballueshëm për Kosovën?

Për shkak që buxheti i Kosoves po është i limituar modeli më i mirëpër Kosovën është mundësia e zhvillimit të partneritetit publike me nivelet komunale dhe me këtë rast do ti kemi familjet te integruar në mënyrë më të mirë në jetën e tyre duke pasur parasysh se këto objekte ndërtohen nëharmoni me planet rregulluese ose dokumente e planifikimit hapësinor ku përmbahet edhe hapësirat publike përreth dhe ofrimin e shërbimeve tjera si shëndërtësia arsimi hapësirat e lira për aktivitete e lira etj.

17.Sa do mund të implementohet ky model tek ne?

Me projektligjin e rido të kemi mundësine e rritjes se fondit përmes parneritetit publiko-privat.

Intervistë me Merita Dalipi MMPH/Dep. i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit/Divizioni i Banimit