KOMUNA E GJAKOVËS

 

Sipërfaqja
Popullsia
Dendësia
KOMUNA
586.91km2
94.556 banorë
293.42 banorë/km2
QYTETI
13.189km2
40.827 banorë
3,100 banorë/km2

 

Komuna e Gjakovës është e përbërë prej 90 vendbanimeve dhe ka një popullsi rezidente prej 94.556 banorëve, nga të cilët 40,827 banojnë në zonën urbane dhe 53,729 në atë rurale. Grupet etnike janë: shqiptarë (87,672); egjiptianët e Ballkanit (5,117); romët (738); ashkali (613); boshnjakë (73); serbë (17); turq (16); goranë (13) dhe të tjerë.

Në aspektin e banimit social, Komuna e Gjakovës ka kapacitet prej 44 banesave, të ndara në dy blloqe banimi, si dhe 130 shtëpi individuale të cilat gjenden në lagjen ‘Ali Ibra’ (Kolonia), në dalje të qytetit, rruga për Prizren. Projekt ky i realizuar në vitin 2013, në partneritet me Komunën e Gjakovës, Caritas-i Zvicerran dhe Zyra për Bashkëpunim Zvicerran. Nga këto projekte kanë përfituar familjet me raste të përkujdesjes sociale, familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të Luftës.  Numri i kërkesave për banim social arrin deri në 300 kërkesa për çdo vit.

Hapësirat më të dalluara publike në qytetin e Gjakovës janë sheshi ‘Nena Tereze’, sheshi ‘Ali Podrimja’ dhe sheshi ‘Mustafa Bakija’, Loma e Drithit, Fusha e Sahatit/Sahat Kulla, platoja e namazgjahut, platoja e sportit të vogël; Çarshia e Madhe dhe Çarshia e Vogël, si dhe hapësira të vogla para ndërtesave publike.  Hapësirat e gjelbëruara publike në Gjakovë përfshijnë dy zona të rëndësishme rekreative, parkun e Çabratit dhe Shkukëza; dy parqet e mëdha të qytetit, në qendër të qytetit tek Pallati i Kulturës ‘Asim Vokshi’ dhe në Bllokun e Ri; Hapësira publike të gjelbëra ekzistojnë edhe në lagjet e banimit kolektiv në zonën urbane Qendra, Blloku i Ri, Qerimi dhe Orize, këto hapësira janë të pajisura me inventar dhe shfrytëzohen për rekreim nga banorët e lagjes, përderisa në lagjet me banim individual ka mungesë të këtyre hapësirave. Edhe fushat e sportit dhe rekreim për fëmijë të cilat janë të shpërndara nëpër qytet janë shumë të popullarizuara tek fëmijët, por shumica prej tyre janë në gjendje të rëndë për shkak të vandalizmit dhe mungesës së investimeve.  Tre lumenj kalojnë nëpër Gjakovë, lumi Krena, Erenik dhe Trakaniq, të cilët krijojnë korridore të hapura natyrore përmës qytetit, përcillen me gjelbërim dhe sjellin ajër të freskët në qendër të qytetit, por disa pjesë janë të kërcënuara nga ndotja, nxjerrja e rërës, zhavorrit dhe ndërtimet afër shtratit të lumit, paraqesin rrezik për banorët e afërt, degradojnë tokën dhe ambientin. Ekziston edhe një park i vogël dhe një fushë e sportit në pjesën ku lumi Krena kalon përmes qendrës së qytetit.

Rrugët kryesore janë të karakterizuara me parkim paralel dhe trotuareve të kufizuar me drunjë, ishuj të gjelbërimi dhe shtylla anti-parking. Poashtu viteve të fundit ka filluar të aplikohet nivelizimi i trotuareve për lëvizjen e personave me aftësi të kufizuara. Prioritet u jipet vetëm rrugëve kryesore ku ky proces po ecën ngadalë, ndaj kjo kategori ka vështirësi në lëvizje pa ndonjë ndihmë. Meqë standardet për qasjën e personave me aftësi të kufizuara aplikohen pjesërisht, vështirësia vazhdon edhe tek qasja në ndërtesat publike si institucionet arsimore, kulturore apo sportive.

Hapësirat publike janë nën menaxhimin e kompetencave të drejtorive përkatëse si Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit (DUMM), Drejtoria e Shërbimeve Publike (DSHP), Drejtoria e Punës Inspektuese (DPI), Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik (DZHE), ndërsa me banim social merren Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS), DUMM dhe Zyra për Komunitete dhe Kthim.  

KOMUNA E GJAKOVËS

Parkim ne trotuar

2016-12-19 00:04:10

Zenia e trotuarit nga veturat

2016-12-16 14:11:28

Bllokim i trotuarit.

2016-12-10 03:27:52

mbeturinat

2016-12-10 03:28:29

Bllokim i trotuarit

2016-12-10 03:30:08

Rruget ne Gjakove

2016-10-10 12:52:24

Shum keq

2016-10-14 05:24:29

Parku i lene pas dore!

2016-04-14 05:12:46