KOMUNA E FUSHË KOSOVËS

 

Sipërfaqja
Popullsia[1]
Dendësia
KOMUNA
84 km2
34,827 banorë
414.6 banorë/km2
QYTETI
11.85 km2
20,021 banorë
1689.5 banorë/km2

 

Komuna e Fushë Kosovës ka 16 vendbanime dhe i takon Regjionit të Prishtinës. Rreth 53.16% e banorëve (18,515 banorë) të Komunës së Fushë Kosovës banojnë në zonën urbane, ndërsa 46.84% (16,312 banorë) në atë rurale. Shumica etnike janë shqiptarë (rreth 80%), ndërsa në pakicën tjetër hyjnë 9% ashkali, 1% romë, serbë dhe egjiptas.[2]

Kjo komunë është një nga komunat me trendin më të shpejtë të rritjes së ndërtesave të reja kolektive të banimit në Kosovë.[3] Ajo ka 9,495 njësi banimi, duke përfshirë shtëpitë individuale dhe banimin shumëbanesor, 32% e të cilave janë të pabanura. Në qytetin e Fushë Kosovës, banimi shumëbanesor është kryesisht i përqendruar përgjatë rrugës regjionale M9 dhe në zonën verilindore të tij, ndërsa ai individual në pjesën qendrore dhe jugore. Në komunë janë evidentuar edhe dy vendbanime joformale, njëri në Grabovc të Ulët dhe tjetri në Rrafshnaltë, me gjithsej 250 banorë.[4] Në aspektin e banimit social, Komuna e Fushë Kosovës ka një kapacitet prej 58 banesave sociale. Kërkesat e deritanishme për strehim të përkohshëm janë 56 ndërsa për ndihmë në mjete për strehim emergjent janë 6 sosh.

Hapësirat publike në Komunën e Fushë Kosovës në përgjithësi janë të mangëta. Hapësirat e gjelbëruara publike në qytet përfshijnë sheshin në qendër (me një sipërfaqe prej 5000 m2) pranë stacionit hekurudhor dhe gjelbërimin përreth rrugës “Nënë Tereza”.[5] Përveç mungesës së hapësirave publike, në këtë Komunë ka edhe mungesë të vendparkingjeve për vetura. Rishtazi, Komuna ka bërë disa investime në rregullimin e trotuareve si dhe janë përfunduar punimet për rregullimin e shtratit të përroit në Harilaç. Përkundër investimeve në trotuare, qasja dhe lëvizja e lirë e personave me aftësi të kufizuara në hapësira dhe objekte publike (ndërtesa e Kuvendit Komunal dhe e Stacionit Policor, shkollat dhe institucionet shëndetësore) nuk është në nivel të kënaqshëm.

Në aspektin e organizimit administrativ të Komunës së Fushë Kosovës, kompetenca në qështjet e hapësirave publike kanë Drejtoria për Planifikim Urban, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Mjedis si dhe Drejtoria për Inspektorat, ndërsa për banimin social përvec DPU është edhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

 

Në aspektin e organizimit administrativ të Komunës së Fushë Kosovës, kompetenca në qështjet e hapësirave publike kanë Drejtoria për Planifikim Urban (DPU), Drejtoria për Shërbime Publike dhe Mjedis (DSHPM) si dhe Drejtoria për Inspektorat (DI), ndërsa për banimin social përveç DPU është edhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS).

 


[1] ASK. 2013. Atlas i Regjistrimit të Popullsisë Kosovë 2011. Fq. 10

[2] ASK. 2013. Atlas i Regjistrimit të Popullsisë Kosovë 2011. Fq. 34-37

[3] GAP. 2013. Komuna e Fushë Kosovës: problemet kryesore dhe trendët buxhetor.

[4] Grupi ISPE & A-Design. Plani Zhvillimor Komunal I Fushë Kosovës. 2013-2023. Fq. 17-18

[5] Urban +. Profili Urban I Fushë Kosovës. 

KOMUNA E FUSHË KOSOVËS

mungesa e trotuareve

2016-06-06 13:07:39

Pamje nga Lagja 28

2016-06-06 12:55:37