KOMUNA E PRISHTINËS

 

Sipërfaqja
Popullsia[1]
Dendësia

KOMUNA

523 km2
198,897 banorë
380.3 banorë/km2
QYTETI
77.687 km2
161,751 banorë
2082.1 banorë/km2

 

Komuna e Prishtinës ka 43 vendbanime, prej të cilave rreth 81% e popullsisë (161,751 banorë) banojnë në zonën urbane ndërsa 19% (37,146) në atë rurale. Shumica etnike e tyre janë shqiptarë (mbi 95%), ndërsa në pakicën tjetër hyjnë turq (1%), serbë, boshnjakë, romë, egjiptas e ashkali.[2] Sipërfaqja e ndërtuar në qytetin e Prishtinës është 23.656 km2, prej së cilës 85% (20.116 km2) është zonë e banimit. Banimi individual dominon me 18 km2 (89.5% e sip. ndërtuar) krahas atij shumëbanesor me rreth 2.116 km2 (10.5% e sip. ndërtuar).[3]

Në aspektin e banimit social, Komuna e Prishtinës ka një kapacitet prej 198 apartamenteve të shpërndara në katër blloqe banesore; dy në “Fushën e Pajtimit” në periferi të Prishtinës dhe dy në fshatin Hajvali. Nga këto projekte kanë përfituar 98 familje (48 raste të përkujdesjes sociale dhe 50 të familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të Luftës së UÇK-së), ndërsa priten të përfitojnë edhe 100 familje të tjera. Për shfrytëzimin e këtyre 100 banesave sociale janë paraqitur rreth 500 kërkesa nga qytetarët.

Hapësirat publike në Prishtinë përfshijnë dy parqe (Parkun Gërmia dhe Parkun e Qytetit), tri sheshe kryesore (bulevardin Nënë Tereza, sheshin Zahir Pajaziti dhe atë të Pavarsisë), si dhe disa sheshe tjera më të vogla para ndërtesave publike (p.sh. sheshi Vllaznim-Bashkim, platoja e Pallatit të Rinisë). Hapësira publike të gjelbëra kemi edhe në lagjet e banimit kolektiv në zonën urbane (Dardania, Ulpiana, Bregu i Diellit), të cilat shfrytëzohen për rekreim nga banorët e lagjes; pëderisa në lagjet me banim individual ka mungesë të tyre.

Pjesë e hapësirave publike janë edhe rrugët e trotuaret e qytetit të Prishtinës. Si kryeqytet i Kosovës, Prishtina karakterizohet me qarkullim të madh të veturave. Në mungesë të numrit të mjaftueshëm të parkingjeve, shumë vetura parkohen dhe okupojnë trotuaret e zonës qendrore dhe kështu pengojnë qarkullimin e lirshëm të këmbësorëve. Gjatë dy viteve të fundit, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë masa për lirimin e trotuareve nga veturat duke vendosur shtylla antiparking dhe duke mbjellur drunjë, ka krijuar hapësirat e posacme për parking përgjatë rrugës, si dhe ka filluar përshtatjen e trotuareve për qasjen e personave me aftësi të kufizuara. Megjithatë, qasja e personave me aftësi të kufizuara në ndërtesa publike (p.sh. institucione arsimore e shëndetësore) ende mbetet e pjesërishme.[4]

Drejtoritë e Komunës së Prishtinës që merren me hapësirat publike janë Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, e Infrastrukturës Lokale, si dhe e Inspekcionit, ndërsa me banimin social përveç DUNM merret edhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Drejtoritë e Komunës së Prishtinës që merren me hapësirat publike janë Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit (DUNM), Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit (DSHPMSH), Drejtoria e Infrastrukturës Lokale (DIL), si dhe Drejtoria e Inspekcionit (DI), ndërsa me banimin social përveç DUNM merret edhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS).

 


[1] ASK. 2013. Atlas i Regjistrimit të Popullsisë Kosovë 2011. Fq. 10

[2] ASK. 2013. Atlas i Regjistrimit të Popullsisë Kosovë 2011. Fq. 34-37

[3] Hidroing-DK, Urbanistica, Ekonerg. 2013. Plani Zhvillimor Urban i Prishtinës 2012-22. Fq. 70

[4] HANDIKOS. 2014. Të gjeturat nga vlerësimi i qasshmërisë për personat me aftësi të kufizuara.  

KOMUNA E PRISHTINËS

Mbindertime

2016-11-30 23:29:45

Barriera ne trotuar

2016-11-26 00:13:32

Bllokimi i trotuarit

2016-04-28 11:19:34

Bllokimi i trotuarit

2016-04-28 11:20:08